Një 76-vjeçar ka gjetur vdekjen teksa kthehej në shtëpinë e tij në fshatin Ravonik të Korçës.
76-vjeçari Banush Dalipi ka qenë duke ecur me biçikletë në unazën e qytetit kur papritur është rrëzuar në asfalt.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i personave që punojne në bizneset pranë unazës të cilët i kanë ardhur në ndihmë të moshuarit ndërkohë që kanë lajmeruar dhe shërbimin e urgjencës.
Burimet thanë se Banush Dalipi ka gjetur vdekjen pa mbërritur në spitalin rajonal të Korçës.
Paraprakisht nga spitali bëhet me dije se 76-vjeçari mund të ketë gjetur vdekjen për shkak të probleme kardiake por do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e vdekjes.
Policia rrugore për procedurë ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes por edhe për grupin e hetimit vdekja cilësohet natyrale./vizionplus.tv