![U rrahën me sende të forta pas përplasjes së makinave, arrestohet Fatjon Dauti, 3 në kërkim](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2024/08/53b31acc-bf79-426f-b0c0-14947280583f-711x400.jpeg)
Policia e Tiranës ka arrestuar 29-vjeçarin Fatjon Dauti, i cili u përfshi në një sherr me sende të forta ditën e djeshme.
Në kërkim është shpallur Marjo Barami, 25 vjeç i cili u konfliktua me Dautin dhe dy persona të tjerë, A. N., 29 vjeç, banues në Tiranë dhe I. L., 24 vjeç, banues në Domje.
Ditën e djeshme, Dauti dhe Barami u konfliktuan me sende të forta. Si pasojë Dauti përfundoi në spital.
Në konflikt, njofton policia janë përfshirë edhe shtetasit e shpallur në kërkim, A.N në krahun e Fatjon Dautit dhe I.L në krahun e Mario Baramit.
Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes është gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila nga këqyrja e pamjeve filmike i përket shtetasve Fatjon Dauti dhe A. N.
Gjithashtu gjatë kontrollit fizik Dautit shërbimet e Policisë, i gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me armën e zjarrit.
Çfarë ndodhi dje
Dy vajza përplasën makinat ditën e djeshme, 22 gusht, me njëra-tjetrën, por thirrën të afërmit e tyre “për të sqaruar” atë që ndodhi.
Dy makinat e përfshira në aksident janë “Audi A8” dhe “Porsche Cajen”.
I pari që mbërriti në vendin e ngjarjes, ishte Fatjon Dauti, i cili më pas u konfliktua me të afërmin e shoferes tjetër, Marjo Barami.
Fatjon Dauti, për shkak të goditjeve përfundoi në spital./vizionplus.tv