Gazetari dhe analisti Valon Syla është rrahur me grushte mesditën e sotme fill pas qëndrimeve të ashpra ndaj presidentes në detyrë Vjosa Osmani lidhur me vizitën e saj në Tiranë.

Mbi këtë ngjarje ka reaguar gazetarja Arbana Xharra e cila dënon sulmin duke e konsideruar si degradim shoqëror.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Me te rreh grushta pse spo pajtohet me mendim tendin…dhe jo vetem aq, edhe me shqetesuese eshte fakti kur sheh mbeshtetjen qe i jep masa ketij grushtuesit te gazetarit Valon A. Syla.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Pra vetem gjeografikisht ne jemi Evrope, dhe disa ligje te adaptuara prej Perendimit qe na ndalin mos me e gjuajt me gure viktimen ne midis Sheshit. 

Fjala e lire eshte e garantuar me ligj, e ne demokraci mundesh me thene cka te duash, derisa nuk e cenon jeten dhe lirin e tjetrit.

Perndryshe mendesi te tilla nuk na dallojne prej sojit te çeçenit qe ia preu koken mesusit ne France, vetem pse nuk u pajtua me ligjerimin e tij dhe e konsideroi si fyerje.

Keshtu qe cka po du me thene eshte qe nje popull i shkelun prej regjimit aq gjate, qe ke dale ne rruge e se ke dite kur ke me hanger dajak, sot me e mbjelle ne kulture kete akt eshte shume deshperuese.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grushta me te ra ne midis rruges e kalimtaret me ece sikur kurgjo eshte pasqyre e degradimit total shoqeror!”, nënvizon Xharra. (TemA)