Armando Subashi ka folur për mediat pas marrjes në pyetje nga SPAK, ku dëshmoi për më shumë se tre orë lidhur me çështjen e inceneratorëve.
Subashi u shpreh se është i gatshëm të paraqitet sërish në prokurori për të dëshmuar nëse pyetet, por nuk dha detaje lidhur me deklaratat e tij.
Advertisement
“U thirra në cilësinë e deklaruesit dhe dhashë shpjegime për inceneratorin e Fierit. Do vij sa herë të më thërrasë prokuroria. Nuk mund të flas më shumë se është çështje në hetim. Kam 2 ose 3 or që jam dëshminë time, jo më shumë”, deklaroi Subashi.