Familjarët e Marjan Kolës, i arrestuar si bashkëpunëtor në vrasjen e ish-Deputetit Pashko Ujka kanë dalë para mediave ditën e sotme pranë gjykatës së Shkodrës për të kërkuar lirimin e djalit të tyre.
Ata thonë se duan drejtësi pasi djali i tyrë është i pafajshëm dhe se ka qenë në Kosovë kur ka ndodhur vrasja. Ata përmendin dhe faktin se janë familje dëshmoresh.
“Ne jemi familje dëshmorësh. Djali jonë ka qenë në Kosovë. Është arrestuar pa prova. Duam drejtësi, nuk e kemi njohur fare viktimën.” thotë babai.
Advertisement