Të tjera detaje dalin në dritë nga plagosja e të riut në Pogradec.
Burime nga policia e Pogradecit thanë se plagosja e pasdites së sotme ka lidhje me një konflikti disavjeçar mes personave me precedentë penal.
Advertisement
Ngjarja sot, gjithnjë sipas burimeve të siguruara pranë grupit hetimor ka lidhje me atentatin e dy viteve me parë ku u qëllua drejt hotel Voloreka ndërkohë që ishte i mbushur me pushues. I plagosur ka mbetur djali i pronarit të Hotel Voloreka, i cili u dyshua si shënjestër e atentatit të mëparshëm.
Advertisement