Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 24 vjeçarit në Shkodër.
Mësohet se Isak Mehmedaj, nga fshati Mushan i Shkodrës ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Bëhet me dije se Mehmedaj është kushëri i vëllezërve Mehmedaj, ku njëri prej tyre, konkretisht Hydajet Mehmedaj është i dyshuar për vrasjen e të ‘fortit’ të Shkodrës Ridvan Ramazani më 28 nëntor 2020.
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasin Hydajet Mehmeti, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.
Ndërkohë 24-vjeçari i plagosur sot po merret në pyetje nga policia për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Advertisement