
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Gjegjan të Pukës, ku një 11-vjeçar është plagosur në këmbë me armë zjarri.
Sipas informacioneve paraprake, plagosja ka qenë aksidentale, ndërkohë që policia po vijon hetimin për zbardhjen e plotë. 11-vjeçari është shoqëruar fillimisht në spitalin e Pukës, por për shkak të plagës së marrë ai po transportohet me helikopter drejt Tiranës për të marrë një mjekim më të specializuar.
Advertisement
11-vjeçari me inicialet A.N dyshohet se është qëlluar nga një arme zjarri pistolete nga një 17 vjeçar.