U përleshën dhe thyen lokale/ Arrestohen dhe proçedohen tifozë të Partizanit dhe Tiranës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U përleshën dhe thyen lokale/ Arrestohen dhe proçedohen tifozë të Partizanit dhe Tiranës

Dy persona janë arrestuar në flagrancë dhe 14 të tjerë janë proceduar penalisht përf shkak të sherrit dhe akteve vandale që ndodhen mbrëmjen e të enjtes në qytetin e Elbasanit në kohën kur luhej ndeshja derbi mes Partizanit dhe Tiranës.

Të prangosurit janë shtetasit S. V., 28 vjeç dhe K. B., 19 vjeç, banues në Tiranë, tifozë të dy ekipeve, Partizanit dhe klubit bardheblu.

 

Arrestimi dhe procedimi i këtyre shtetasve u bë pasi në lagjen “Luigj Gurakuqi”, bulevardi “Aqif Pasha”, Elbasan, këta shtetas, si tifozë të ekipeve të futbollit Tirana dhe Partizani janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, duke përdorur sende të forta, dhe për pasojë janë dëmtuar 3 shtetas, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Advertisement

 

Gjithashtu është dëmtuar me sende të forta (gurë) një lokal në pronësi të shtetasit Astrit Mahmuti që është gjyqtar futbolli.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy