Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë, arrest shtëpie për Ankela Mulletin, drejtuesja e mjetit që u përshi në aksidentin e rëndë ku humbi jetën Fatmir Avidllari, apo I njohur ndryshe si ‘’Xubi’’ i Yzberishtit.
Përvecse ndodhet në spital pasi u plagos edhe vetë në aksident, 39 vjecarja që drejtonte makinën Toyota Yaris, ka edhe dy fëmijë të mitur, cka e ka lehtësuar pozitën në raport me vendimin e Gjykatës.
Ankela Mulleti akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor pasi gjatë aksidentit bëri një manovër të gabuar dhe nuk kishte ndezur sinjalet e makinës përpara se të lëvizte në të majte.
Megjithatë aksidenti fatal u favorizua edhe nga shpejtësia marramendëse me të të cilën lëvizte viktima me motor, pikërisht me 180 km/orë sipas Prokurorisë.
45 vjecari vdiq në vend.