Gjykata e Posaçme ka shpallur të pafajshëm deputetin e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi.

Bardhi u padit për shpifje nga OSHEE në lidhje me një deklaratë të bërë më datë 18 tetor të vitit të kaluar, ku thuhej se OSHEE  ka manipuluar përqindjen e humbjes së energjisë elektrike në rrjet.

Për këtë deklaratë deklaratë, kreu i grupit të PD kreu edhe kallëzim penal në SPAK me dyshimin për shpërdorim dtyre dhe në senaceën e së mërkurës, prokurorja Anita Jella konfirmoi se është regjistruar një procedim penal dhe po kryhen veprime hetimore.

Pas seancës foli për mediat avokati i Gazment Bardhit, Marash Logu i cili iu drejtua edhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, duke i thënë ku kanë shkuar 180 mln euro.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

‘Bardhi nuk ka bërë asnjë shpifje por ka mbushur detyrën si deputet dhe kryetar i grupit parlamentar. Në seancën e sotme, SPAK konfirmoi se lidhur me denoncimin publik të Bardhit dhe kallëzim në SPAK, u regjistrua procedim penal për veprën penale për shpërdorim detyre dhe po vijojnë hetimet. Kam shkresën e Dumanit që është regjistruar denoncimi dhe po vijojnë hetimet. Kam apel për zv.kryeministren Balluku mos keqpërdor vartësit, por hajde në SPAK dhe përballu me akuzën, përballu me akuznë e vjedhjes së 180 mln euro. Ku kanë shkuar?’, u shpreh avokati.

Ndaj Gazmend Bardhit po vijon një tjetër proces për shpifje në Gjykatën e Posaçme, këtë radhë nga ish-drejtori i policisë së Shkodrës, Edmond Sulaj./vizionplus.tv