U ndje keq në lokal dhe shkoi me urgjencë në spital/ Humb jetën në reanimacion 20-vjeçari në Korçë, shkak mbidoza e drogës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ndje keq në lokal dhe shkoi me urgjencë në spital/ Humb jetën në reanimacion 20-vjeçari në Korçë, shkak mbidoza e drogës

Sillet me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërron jetë një 20 vjeçar.

 

Nga burimet në polici paraprakisht bëhet me dije se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht, dhe për shkak të gjëndjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar por nuk ka mundur dot të mbijetojë.

 

Advertisement

Shkak dyshohet mbidozë e lëndëve narkotike, megjithatë pritet që nga autopsia të zbardhet arsyeja e vdekjes së 20 vjeçarit.

 

Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do ti bëhet autopsia , për të vërtetuar nëse ishte mbidoza ajo që i mori jetën të riut.

 

Advertisement

Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy