U ndje keq, ndërron jetë 38-vjeçari francez në ishullin e Sazanit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ndje keq, ndërron jetë 38-vjeçari francez në ishullin e Sazanit

Një turist francez ka ndërruar jetë në ishullin e Sazanit.

Mësohet se fillimisht turisti 38-vjeçar u ndje keq. Atij iu dha ndihma e parë nga pjesëtarë të bordit të skafit por dhe turistë dhe qytetarë të Vlorës të ndodhur pranë.

Francezi vuante  nga probleme të zemrës. Ai ndodhej në Sazan me familjen e tij, bashkëshorten  dhe vajzën e vogël 6 vjeç.

38-vjeçari u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Vlorës, por nuk mundi të mbijetonte.

Advertisement

/vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy