Është përcjellë për në banesën e fundit aktorja e mirënjohur, Edi Luarasi.
Ajo ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, nga një sëmundje e rëndë pasditen e të premtes.
Advertisement
Familjarë, të afërm, si dhe miq, i dhanë lamtumirën e fundit artistes.
Edi Luarasi la gjurmë me rolet e saj të shumta si në teatër edhe në kinematografi. Ajo mbahet mend per rolin e Lenës te “doktor Aleksi”, Kordelja te “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e Maleve”, Kristina te “Fytyra e Dytë”, etj.
Advertisement
Luarasi ishte vlerësuar edhe me çmimin “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”.