U merrnin lekë qytetarëve për një skaner/ Arrestohen dy mjekët e QSUT (EMRAT)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U merrnin lekë qytetarëve për një skaner/ Arrestohen dy mjekët e QSUT (EMRAT)

Dy mjekët e QSUT kanë rënë në prangat e policisë, pasi u kapën duke u marrë lekë pacientëve për bërjen e një skaneri.

 

Bëhet fjalë për mjekët Nazmi Metaliu 63 vjeç dhe Astrit Mansaku, 51 vjeç të cilët kanë kryer skanera kundrejt shpërblimeve monetare, këto të fundit të dokumentuara në disa raste.

 

Advertisement

Hetimet proaktive janë drejtuar nga prokurori Bledar Valikaj për disa javë.

 

Ata akuzohen për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

 

Advertisement

Tiranë

 

Finalizohet si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, operacioni policor i koduar “Skaneri”, për gjurmimin dhe goditjen e rasteve të korrupsionit dhe të shpërdorimit të detyrës.

 

Advertisement

U morën para pacientëve, për të shmangur procedurën standarde spitalore, për bërjen e skanerit, vihen në pranga 2 shtetas (mjeku dhe tekniku i Shërbimit të Imazherisë në QSUT). 

 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim konstatimin e rasteve të korrupsionit dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të tyre, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Skaneri”.

 

Advertisement

Si rezultat i këtij operacioni, u vunë në pranga shtetasit:

 

– N. M., 63 vjeç, banues në Tiranë, me profesion mjek;

– A. M., 51 vjeç, banues në Tiranë, me profesion teknik imazherie.

Advertisement

 

Nga veprimet hetimore, ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë ushtrimit të detyrës, iu mundësonin qytetarëve të ndryshëm, kundrejt shumave monetare, bërjen e skanerit, në kundërshtim me rregulloren e Spitalit, për kryerjen e kësaj procedure.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy