“U lëkunden themelet e shtetit”/ Basha i përgjigjet Ramës: Skandaleve i përgjigjet vetëm me propagandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“U lëkunden themelet e shtetit”/ Basha i përgjigjet Ramës: Skandaleve i përgjigjet vetëm me propagandë

Lulzim Basha ka reaguar pas akuzave të kryeministrit Rama gjatë bashkëbisedimit që ky I fundit pati në mesdite me gazetarët.

 

Nëpërmjet një reagimi në rrjetet sociale shpërndarë edhe ngë zyra e shtypit në PD, Basha bën të ditur se kreu I qeverisë është shkatërruesi i mirëqënies së shqiptarëve.

 

Advertisement

“Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve nuk mbulohen dot me shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsion, u shpreh mes të tjerash Lulzim Basha.

 

 

Reagimi i plotë i Bashës:

Advertisement

 

Pasi i ka varfëruar, përgjuar, shantazhuar për të masakruar zgjedhjet, doli me devizën e vjetër “ç’thotë partia bën populli, ç’do populli bën partia”, sepse propaganda është e vetmja gjë që di të ofrojë përballë furisë së skandaleve që e ekspozojnë si shkatërruesin e mirëqenies së shqiptarëve. Afera mafioze e inceneratorëve dhe nxjerrja në pazar e të dhënave më sensitive të qytetarëve të një vendi anëtar të NATO-s, nuk e mbulon dot me shfaqje bajate. Këto skandale, vjedhjesh, mashtrimesh, manipulimesh që po lëkund themelet e shtetit, s’kanë nevojë për shfaqje, por kërkojnë drejtësi për të çliruar shqiptarët nga shteti i kapur nga korrupsioni.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy