Një grua është gjetur e pajetë në fshatin Zavalin të Elbasanit.
54 vjeçarja ishte shpallur në kërkim pasi u largua nga banesa një ditë më parë. Nga veprimet paraprake të autoriteteve në trupin e 54-vjeçares me inicialet P.B., nuk janë konstatuar shenja dhune.
“Më datë 13.12.2021, rreth orës 13:10, në fshatin Zavalin, Elbasan, është gjetur e pajetë, në pyll, pa shenja dhune, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në fshatin Zavalin.
Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pasi më datë 12.12.2021, rreth orës 16:00, shtetasi Th. S., 30 vjeç, banues në fshatin Zavalin, Elbasan, ka bërë kallëzim se ishte larguar nga banesa, tezja e tij, shtetasja P. B., 54 vjeçe, banuese në Zavalin.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.