Policia ka bërë të mundur gjetjen e 41-vjeçares nga Korça me iniciale G.P., e cila ishte larguar prej disa ditësh nga banesa e saj me fëmijën e mitur 7 vjeç.
Ata janë gjetur në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, ndërsa 41-vjeçarja ka deklaruar se është larguar nga banesa e saj me dëshirë.
“Në vijim të informacionit të datës 20.06.2022, i cili bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases G. P., 41 vjeçe, banuese në fshatin Vreshtas, Maliq, së bashku me fëmijën e saj të mitur 7 vjeç, ju informojmë se:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë të mundur gjetjen e tyre, në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë. Shtetasja G. P. ka deklaruar se është larguar me dëshirë nga banesa e saj në fshatin Vreshtas”, njofton policia.