U kërkua rikthimi në qeli/ Apeli lë “arrest shtëpie” kinezin që zhvati 147 milionë dollarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kërkua rikthimi në qeli/ Apeli lë “arrest shtëpie” kinezin që zhvati 147 milionë dollarë

Gjykata e Apelit la në fuqi masën e sigurisë arrest shtëpie për kinezin Liangbin Chen.

 

Akuza kishte kërkuar që kinezi të rikthehej në qeli, por më pas është tërhequr nga ankimimi.

 

Advertisement

Në këto kushte, gjykata la në fuqi të njëjtën masë sigurimi personal.

 

Chen akuzohet për mashtrim kompjuterik pasi përfitoi 147 milionë dollarë që ua zhvati shtetasve kineze.

 

Advertisement

 

Njoftimi i plotë:

 

Advertisement

Referuar interesimit të mediave, Gjykata e Apelit Tiranë, informon sa më poshtë:

 

Komisariati i Policisë Rinas, më datë 11.07.2022, rreth orës 14:00, gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albani” Londër-Tiranë, ka arrestuar në sportelet e hyrjes shtetasin me iniciale L.C, për qëllim ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze, për kryerjen e veprës penale të “Mashtrimit”.

 

Advertisement

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me vlerësimin e ligjshëm të arrestit dhe caktimin e masës së sigurimit personal “arrest ne burg”, ndaj personit nën hetim shtetasit me iniciale L.C, për efekt ekstradimi.

 

Me vendimin nr. 1563 Akti, datë 14.07.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë vendosi:

 

Advertisement

–        Vlerësimin si të ligjshëm të arrestit të shtetasit me iniciale L.C.

 

–        Caktimin si masë sigurimi personal ndaj shtetasit L.C, “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 283 dhe 495të K.Pr.Penale, lidhur me procedurat e ekstradimit sipas kërkesës së autoriteteve kineze.

 

Advertisement

-Ky vendim nuk është ankimuar.

 

Në vijim, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka zhvilluar gjykimin lidhur me kërkesën e bërë nga shtetasi me iniciale L.C, për revokimin e masës së sigurimit

 

Advertisement

Me vendimin nr. 1563/1, datë 09.09.2022 Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë  vendosi:

 

–        Pranimin e kërkesës.

 

Advertisement

–        Zëvëndesimin e masës së sigurimit personal “arrest në burg”, të caktuar ndaj shtetasit L.C, me vendimin nr. 1563 akti, datë 14.07.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me atë të “arrestit në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penal.

 

–        Urdhërohet shtetasi L.C që të mos largohet nga banesa e tij e ndodhur në adresën ……., Tiranè,.

 

Advertisement

–        Urdherohet  organi i Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Tirane per te siguruar zbatimin e kètij vendimi që të realizohet mbikqyrja e vazhdueshme 24 orëshe nga punonjësit e Policisë

 

–        te Komisariatit Nr.1 Tiranë, që mbulon juridiksionin e vendbanimit tè tij, si dhe për ndalimin e përdorimit të pasaportës apo dokumentave të tjera identifikuese të vlefshme, pèr daljen e tij jashtë shtetit.

 

Advertisement

Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit të bërë nga Prokurori i Rrethit Gjyqësor Tiranë, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit, duke rrëzuar kërkesën për zëvëndësimin e masës së sigurimit ndaj personit nën hetimi L.C , dhe vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në burg.

Gjithashtu, ankim paraqiti edhe shtetasi me iniciale L.C, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit dhe caktimin e masës së sigurimit “Ndalim i daljes jashtë shtetit”.

Prokuroria e Gjykatës së Apelit Tiranë hoqi dorë nga ankimi dhe cështja u gjykua në bazë të ankimit të bërë nga shtetasi me iniciale  L.C.

 

Advertisement

Në vijim, Gjykata e Apelit Tiranë, e përbërë nga Gjyqtar z. Genti Shala, me vendimin nr,    datë 29.09.2022 vendosi:

 

– Miratimin e vendimit nr. 1563/1 Akti datë 09.09.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tirane.

-Mospranimin e ankimit kunder ketij vendimi, për shkak te heqjes dorë prej ankimit nga Organi i Prokurorisë.      

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy