Policia ka ndëshkuar me 3 mijë lekë gjobë 426 qytetarë, pasi u kapën në rrugë pa maskë.
Po ashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara në biznese të ndryshme, Policia ka konstatuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për pasojë, subjekti në fjalë u ndëshkua me 1 milionë lekë gjobë.
Në këtë kuadër, Policia apelon për të gjithë qytetarët që të zbatojnë me rigorozitet masat antiCovid.
Advertisement