
Policia e Shtetit ka gjobitur me 3 mijë lekë 1267 qytetarë, pasi u kapën duke lëvizur pa maska.
Gjithashtu, në fundjavë janë konstatuar 18 qytetarë që lëviznin në rrugë pas orës 22:00, pa arsye të domosdoshme, të cilët janë ndëshkuar me masën administrative 10.000 lekë secili.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, shërbimet e policisë kanë evidentuar një lokal në të cilin ushtrohej aktiviteti në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Ky biznes u ndëshkua me 1.000.000 lekë.
Advertisement