
923 qytetarë janë gjobitur me gjobë gjatë 24 orëve të fundit, pasi nuk respektuan masat kundër përhapjes së koronavirusit.
913 qytetarë u gjobitën me 3 mijë lekë sepse u konstatuan duke lëvizur pa maskat mbrojtëse.
Po ashtu, janë ndëshkuar me 10.000 lekë secili 9 qytetarë që u konstatuan duke lëvizur në rrugë gjatë orarit të ndalimit të lëvizjes, pa arsye të domosdoshme.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, uniformat blu evidentuan 1 biznes që ushtronte aktivitetin në kundërshtim me protokollet e sigurisë. Për administratorin e këtij subjekti është vendosur 1.000.000 lekë gjobë.
Advertisement