U kapën me lëndë narkotike, 3 të arrestuar dhe 9 të proceduar në Lezhë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kapën me lëndë narkotike, 3 të arrestuar dhe 9 të proceduar në Lezhë

Tre persona kanë rënë në pranga dhe 9 të tjerë janë proceduar penalisht në kuadër të operacionit “Tempulli 3”  për posedim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Në vijim të zbatimit të masave të përcaktuara në megaoperacionin policor mbarëkombëtar “Tempulli 3”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Focës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë ushtruar kontrolle në disa automjete dhe shtetas, që lëviznin në aksin rrugor “Lezhë-Shëngjin”.

Si rezultat i kontrolleve, u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

Advertisement

E. M., 18 vjeç, banues në Lezhë, dhe një 16-vjeçar, banues në Fushë Kuqe, Kurbin, pasi gjatë kontrolit në automjetin me të cilin ata lëviznin, Policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra doza cannabis dhe ekstazi.

Si dhe shtetasi V.M, 24 vjeç, banues në Prishtinë, pasi gjatë kontrollit fizik, Policia I gjeti dhe sekuestroi një sasi lënde narkotike kanabis sativa.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për shtetasit:

A. M., 44 vjeç, J. T., 44 vjeç, P. K., 49 vjeç, dhe L. P., 21 vjeç, banues në Zvicër;
W. H., 28 vjeç, banues në Francë; J. Ch., 33 vjeç dhe J. K., 34 vjeç, banues në Angli;
A. B., 21 vjeç dhe I. O, 27 vjeç, banues në Prishtinë”, njofton policia.

Advertisement

Këtyre shtetasve, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, iu janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, doza të lëndëve narkotike kokainë, ekstazi dhe cannabis sativa. /vizionplus.tv

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy