U kapën me 1.2 milionë euro në Rinas/ Prokurori kërkon nga 6 vite burg për 3 të huajt

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kapën me 1.2 milionë euro në Rinas/ Prokurori kërkon nga 6 vite burg për 3 të huajt

Tre persona të huaj të arrestuar në Rinas për falsifikim parash mund të vuajnë secili nga 6 vjet heqje lirie.

 

Bëhet fjalë për 2 kamerunas dhe një franceze e zvicrës, të cilët në bashkëpunim tentuan të kalonin 1.2 milionë euro të falsifikuara nga aeroporti ndërkombëtar Nënë Tereza.

 

Advertisement

Në këto kushte mbi ta rëndon edhe akuza e mashtrimit të mbetur në tentativë.

 

Pretenca është dhënë nga prokurori Bledar Valikaj, i cili kërkoi që të huajt të dënohen me 9 vjet burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 6 vjet.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy