Finalizohet operacioni policor i koduar “Bruz-Mali”.
Në kuadër të operacionit u bë kapja në flagrancë e 20-vjeçarit E. E., duke vaditur 124 bimë të dyshuara narkotike, të kultivuara në një zonë të pyllëzuar, në territorin e fashtit Bruz – Mal, Krujë.
Advertisement
Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit E. E, 20 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë. Bimët narkotike janë asgjësuar nga shërbimet e Policisë, me anë të djegies.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të metejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Advertisement