U kap me 522 mijë euro të padeklaruara/ Gjykata e Durrësit lë në burg Elidon Çelën, liron dy ndihmësit e tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U kap me 522 mijë euro të padeklaruara/ Gjykata e Durrësit lë në burg Elidon Çelën, liron dy ndihmësit e tij

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Elidon Çelën, i cili u kap katër ditë më parë me 522 mijë euro të padeklaruara, të fshehura në tavanin e autobusit ë vinte nga Bari i Italisë.

 

Ndërsa, D. K., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 32 vjeç, banues në Elbasan, ndihmësit e drejtuesit të autobusit të cilët u arrestuan në datën 21 tetor, janë lënë të lirë. Gjykata ka vendosur masën “Detyrim paraqitje.”

 

Advertisement

Ditën e djeshme Çela deklaroi se paratë janë kursime të familjes.

 

“Janë të ardhura të krijuara nga biznesi në Itali. Jam i gatshëm t’iu vë në dispozicion edhe faturat.”

 

Advertisement

Shumë e eurove u gjet e fshehur në tavanin e një autobusi të që lëvizte nga Bari në Shqipëri. Elidon Çela ishte shoferi dhe pronari i autobusit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy