
Ka ndërruar jetë në spital i moshuari që u hodh nga banesa e vajzës së tij në Korçë.
Ngjarja ndodhi në orët e mëngjesit të kësaj të premteje ku 75-vjeçari mbeti i plagosur rëndë.
Advertisement
Fillimisht ai u transportua në spitalin rajonal të Korçës por nuk ka mundur të mbijetojë.
“Më datë 03.02.2023, rreth orës 07:46, në lagjen nr. 18, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i katërt i pallatit (ku banon vajza e tij) shtetasi P. H., rreth 75 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.”- njoftoi në herët policia.
Advertisement