Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj është reaguar pas incidentit që ndodhi ditën e djeshme në Kuvend, ku ai u godit me grusht nga deputeti demokrat Bledion Nallbati.

 

Në një deklaratë për mediat, Sinaj tha se incidenti është i sajuar nga ish-kryeministri Sali Berisha për t’i shpëtuar problemeve që ai ka me drejtësinë shqiptare. Deputeti i PS shtoi se në lidhje me rastin në fjalë nuk do të bëjë një kallëzim në prokurori ndaj kolegut demokrat, por do të mbështesë çdo veprim të PS-së.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mendoj që nuk është një incident i imi me askënd. Është një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Nuk ishte personale. E kam falur. Do të jem pjesë e grupit të PS nëse merret ndonjë vendim, Por personalisht nuk do ta denoncoj Nallbatin. Nuk kam pasur kominikim me zotin Nallbati. Jashtë seancës i thashë pse e bëri atë veprim, pasi kishim raporte normale, përshëndeteshim kur takoheshim në rrugë. Ai më tha e kisha me kartën se kisha me ju”, tha Sinaj.