Policia ka zbardhur vdekjen e një 59-vjeçar në Kurbin, i cili u gjet në një kanal pranë banesës së tij dhe humbi jetën në spital. Uniformat blu bëjnë me dije se shkak është bërë një konflikt i çastit mes viktimës dhe një tjetër personi. Gjatë konfliktit, 59-vjeçari përfundoi në kanal, ndërsa personi tjetër u largua nga vendngjarja pa i dhënë ndihmë.
Si pasojë, policia ka vënë në pranga shtetasin I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Ngjarja është regjistruar më 18 gusht, ndërsa u denoncua në polici nga familjarët e viktimës.