
Detaje të reja kanë dalë në lidhje me 34-vjeçarin që u gjet në rrugë në Fushë Krujë, pa shenja jete.
Ndoj është arrestuar më parë në 19 shtator të 2021, pasi u kap bashkë me një person tjetër duke transportuar me automjetet e tyre “ Volvo ” dhe “Ford”, 19 emigrantë të paligjshëm.
Advertisement
34 –vjeçari dhe personi tjetër iu kishin premtuar emigrantëve kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Indrit Ndoj u gjet këtë të premte i vdekur në rrugë në afërsi të fshatit Hasan, ku edhe jetonte.
Advertisement
Dyshohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës.
Në trupin e viktimës, sipas informacionit paraprak të policisë, është konstatuar një plagë në këmbë e shkaktuar me armë zjarri.
Advertisement