U gjet e pajetë nga fqinjët/ Meta ngushëllon peshëngritësin Pirro Dhima për humbjen e nënës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U gjet e pajetë nga fqinjët/ Meta ngushëllon peshëngritësin Pirro Dhima për humbjen e nënës

Presidenti Ilir Meta i ka shprehur ngushëllimet peshëngritësit shqiptar Pirro Dhima për humbjen e të ëmës.

 

Kreu i shtetit shkruan se edhe pse Lefteri Dhima mund të jetonte kudo, ajo zgjodhi të qëndronte në Himarë.

 

Advertisement

“Sapo i shpreha ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e nënës së tij, superkampionit olimpik Pirro Dhima dhe nëpërmjet tij, të gjithë familjes së dashur Dhima. Edhe pse mund të jetonte kudo, e ndjera Lefteri Dhima, zgjodhi të jetojë në Himarën e mrekullueshme ku lutem, që shpirti i saj të prehet në paqe.”

 

75-vjeçarja u gjet e pajetë në banesën e saj në Himarë  nga fqinjët. Dyshohet se e moshuara ka ndërruar jetë disa ditë më pare, si pasojë e një arresti kardiak.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy