U fotografuan duke u puthur brenda makinës së punës, pezullohen nga puna dy punonjësit e policisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U fotografuan duke u puthur brenda makinës së punës, pezullohen nga puna dy punonjësit e policisë

Dy efektivë policie, janë fotografuar teksa shkëmbejnë një puthje brenda makinës së punës.

 

 

Policia e Vlorës bën me dije se dy efektivët janë pezulluar nga detyra pasi kanë shkelur kodin e etikës.

Advertisement

 

 

 

 

Advertisement

Njoftimi:

Reagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë

Pas publikimit në rrjetet sociale, të një fotoje në të cilën shfaqen dy punonjës policie, në automjetin e shërbimit, duke shkelur Kodin e Etikës dhe Rregulloren e Policisë së Shtetit, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka pezulluar menjëherë nga detyra inspektor F. Xh. dhe inspektore V. Ç., me detyrë punonjës të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Vlorë.

Njëkohësisht, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur ecurinë disiplinore ndaj punonjësve të Policisë, për shkelje të rëndë.

Advertisement

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë raste të abuzimit me detyrën apo sjellje të pahijshme të punonjësve të Policisë dhe i inkurajon që të vijojnë të denoncojnë çdo rast abuziv që mund të kryejnë punonjësit e Policisë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy