I riu, rreth 25 vjeç, që u gjet i vrarë mëngjesin e kësaj të shtune në Vlorë, nuk është identifikuar akoma.
Burimet konfirmojnë se ai ka marrë një plumb në kokë, që i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Advertisement
Trupi i tij i pajetë ishte brenda në makinë dhe u pa nga kalimtarët e rastit. Këta të fundit vunë në dijeni policinë, e cila po heton për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar për më shumë detaje rreth dinamikës së ngjarjes.
Advertisement