U ekzekutua me armë duke pirë kafe, del foto e 36-vjeçarit shkodran! Reagon policia

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U ekzekutua me armë duke pirë kafe, del foto e 36-vjeçarit shkodran! Reagon policia

Vizion Plus ka siguruar foton e 36-vjeçarit të vrarë në Shkodër mesditën e sotme.

Elis Rroshkodol u ekzekutua me armë zjarri pistoletë brenda një lokali ku ishte duke pirë kafe, në rrugën “Isuf Sokoli”.

Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe policia e Shkodrës, e cila bën me dije se po punojnë për identifikimin e autorit.

“Rreth orës 12:30, në lagjen “Ahmet Haxhia”, në një lokal, dyshohet se një shtetas i paidentifikuar ka vrarë me armë zjarri shtetasin E. Rr., rreth 36 vjeç, banues në Shkodër.

Advertisement

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër.

Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit.

Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje.

Advertisement

Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Sakaq, emri i 36-vjeçarit nuk është i panjohur. Rroshkodoli në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë./vizionplus.tv

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy