Prej ditës së hënë, sipërfaqe me pisha në Malin e Tomorrit vazhdojnë të digjen.
Zjarri, sipas policisë, është ndezur nga banorë të zonës dhe për këtë arsye janë prangosur dy persona e proceduar penalisht tre të tjerë.
Advertisement
Ata akuzohen se kanë ndezur zjarr gjatë kohës që po mblidhnin bimë medicinale. Deri tani, është djegur një sipërfaqe prej 10 hektarësh pyll me pisha.
Advertisement