
Gjendet e pajetë 48 vjeçarja në Malësinë e Madhe e cila u denoncua ditën e djeshme nga familjarët si e zhdukur.
Mëngjesin e sotëm kanë mbërritur në një grykë (shpellë) në fshatin Meshqerraj, forcat e RENEA-s dhe të FNSH Shkodër, me mjete më të specializuara.
Advertisement
Në kushte shumë të vështira, shërbimet e Policisë kanë mundur të hyjnë në vendin ku dyshohej se ishte vetëhedhur shtetasja Sh. H. dhe kanë bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe nxjerrjen e tij nga vendi ku ishte hedhur 48-vjeçarja.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, po punon për të sqaruar me detaje motivet e kësaj ngjarjeje.
Advertisement