U betua si eurodeputet, Fredi Belerit i përfundon leja 5-ditore, rikthehet në qeli

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U betua si eurodeputet, Fredi Belerit i përfundon leja 5-ditore, rikthehet në qeli

Fredi Belerit i ka përfunduar leja 5 ditore që iu dha nga Drejtoria e Burgjeve për tu betuar si eurodeputet i “Demokracia e Re” në Parlamentin Evropian në Strasburg.

Ditën e sotme ai është rikthyer për të vijuar dënimin e tij në burgun e Fierit.

Beleri shoqërohej nga kandidati i opozitës për bashkinë Himarë, Petro Gjikuria.

Për mediet, Beleri tha se Shqipëria është shtëpia e tij ku dëshiron të jetojë.

Advertisement

Beleri: U ktheva sot në burg, nuk përdora imunitetin tim si eurodeputet. Në Shqipëri është shtëpia ime, këtu dua të jetoj dhe jam i bindur në drejtësinë time, në mos në Gjykatën shqiptare, në Gjykatën evropiane. Jam shumë i gëzuar që më shoqëroi në burg kandidati për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria. Himara në duart e Petro Gjikurias do jetë e sigurt.

Sa i përket betimit të tij si eurodeputet në Strasburg, Beleri tha se ishte një eksperiencë e veçantë.

Beleri: Isha i emocionuar dhe i kënaqur nga besueshmëria e votuesve grekë. Kam kërkuar lirinë me kushte sepse është e drejta ime dhe shpresoj që drejtësia këtë herë të mos ndikohet dhe të marrë një vendim të drejtë.

Beleri u arrestua më 12 maj dhe u dënua nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2 vite burg për blerje votash. Beleri e shlyen dënimin përfundimisht në 19 tetor dhe fiton lirinë.

Advertisement

Por, pavarësisht se ndodhej pas hekurave, ai fitoi zgjedhjet vendore në Himarë. Fredi Beleri nuk arriti që të betohej si kryebashkiak pasi KQZ shpalli të pavlefshëm mandatin e tij.

Eurodeputeti u lirua nga qelia përkohësisht më 15 korrik me vendim të Drejtorisë së Burgjeve për t’u betuar si eurodeputet në Parlamentin Europian.

Sipas njoftimit, leja e Belerit niste henën (15 korrik) dhe përfundonte ditën e sotme, më 20 korrik, ku do të vijojë dënimin në burgun e Fierit./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy