Ramazan Rraja, i cili u arrestua më 19 prill në Fushë-Krujë, për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, ka kërkuar lirimin.
Apeli i GJKKO-së rrëzoi kërkesën me pretendimin se është paraqitur jashtë afatit të përcaktuar me ligj.
Advertisement
Ndaj Rrajës është ngritur edhe akuza e armëmbajtjes pa leje, pasi në momentin e arrestimit i është gjetur dhe një pistoletë.
Kujtojmë se bashkë me Rrajën u arrestua edhe miku i tij Louis Konomi, i cili ishte shpallur në kërkim nga policia e Elbasanit.
Advertisement