U arrestua pas dëshmisë së Dumanit/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e ish shefit të Krimeve të Lezhës

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U arrestua pas dëshmisë së Dumanit/ Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën për lirimin e ish shefit të Krimeve të Lezhës

Gjykata e Lartë ka refuzuar lirimin nga qelia të Leonard Palushit, ish shefit të Krimeve në Lezhë, i cili u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

 

Leonard Palushi akuzohet nga Prokuroria për shpërdorim detyre, ndërsa kreu i SPAK kur u pyet nëse efektivi dekonspironte operacionet e policisë u përgjigj: “Personi që ju thoni është pjesë e strukturës së policisë së shtetit, ka dal për të një masë “Arrest me burg” për shpërdorim të detyrës, për detaje më tepër nuk mund të themi pasi është pjesë e procesit të hetimit. Nuk kemi asnjë dyshim për dekonspirim, por procedurat janë të tilla që kërkojnë kohën e duhur se ishte një numër shumë i lartë i personave që i ka dal masa e sigurimit.”

 

Advertisement

Leonard Palushi ishte i pranishëm në ngjarjen e rëndë më 28 shtator, ku u ekzekutua me armë zjarri kolegu i tij, oficeri i krimeve Saimir Hoxha, nga i riu Aldi Rama.

 

Mëngjesin e asaj dite, ai së bashku me dy efektivët, Saimir Hoxha dhe Petrit Doda udhëtuan të veshur civil drejt ishull Lezhë.

 

Advertisement

Sipas dëshmisë së Leonard Palushit, ata kishin asgjësuar një parcelë me kanabis dhe në kthimin janë këmbyer në rrugë me automjetin ku udhëtonte i ndjeri Aldi Rama dhe dy të rinj të tjerë.

 

Efektivët i kërkuan 21-vjeçarit Aldi Rama të tregonte mjetin e identifikimit, por në këtë moment i riu ka qëlluar me armë në drejtim të efektivit Saimir Hoxha duke e lënë të vdekur në vend.

 

Advertisement

Në këtë moment, Leonard Palushi dhe Petrit Doda janë vënë në ndjekje të dy të rinjve që ndodheshin në makinë me Aldi Ramën, duke arritur t’i arrestojnë, ndërsa 21-vjeçari u largua me automjet nga vendngjarja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy