Gjykata e Shkodrës i jep dritën jeshile ekstradimit të shtetasit rus Igor Kokunov.
Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata thotë se sapo u dha vendimi ndaj tij dhe tashmë do të nisin procedurat e ekstradimit.
Advertisement
Rusi u arrestua në gusht të këtij viti nga autoritetet shqiptare i cili akuzohet nga Rusia si përkrahës dhe bashkëpunëtor i një krimineli.
Gjatë verifikimit të imtësishëm në pikën kufitare të Muriqanit, 59-vjeçari, Igor Kokunov, rezultoi i shpallur në kërkim nga autoritetet ruse.
Advertisement
Gjykata në Rusi i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, mbi akuza se ky shtetas i ka dhënë ndihmë dhe ka bashkëpunuar me një autor veprash penale të rënda, në Rusi. Maksimumi i dënimit 15 vjet burg.