U aksidentua teksa ecte me shpejtësi ‘skëterrë’, policia kontrollon banesën, gjen armë dhe municione

Pinterest LinkedIn Tumblr +
U aksidentua teksa ecte me shpejtësi ‘skëterrë’, policia kontrollon banesën, gjen armë dhe municione

Aksidenti i ndodhur mëngjesin e kësaj të enjteje në Dimal, ku drejtuesi i mjetit tip “ML” po udhëtonte me shpejtësi në momentin që goditi nga prapa Autoshkollën, mësohet se ndodhi pasi nuk i ndaloi një postoblloku policie.

 

Pas përplasjes me autoshkollën, mësohet se shoferi, Namik Pajo ka patur edhe një përplasje verbale me policinë. Mësohet se ai ka goditur me grushta në fytyrë një efektiv të policisë rrugore. Ky veprim ka detyruar policinë të ushtrojë kontroll në banesën dhe biznesin e Pajos.

 

Advertisement

Burime të brendshme policore bëjnë me dije se në shtëpinë e tij janë sekuestruar një pistoletë dhe disa municione.

 

Pas veprimeve të kryera nga policia, për Pajon është lëshuar një urdhër arresti, pasi akuzohet jo vetëm si shkaktar i aksidentit, por edhe për goditjen e efektivit të policisë, si dhe për armëmbajtje pa leje.

 

Advertisement

Aktualisht, Pajo së bashku me bashkëshorten e tij janë nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal të Beratit. Kjo e fundit ndodhet në gjendje të rëndë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy