42-vjeçari Bledar Çeci nga fshati Zotilan, i cili u plagos në aksin Korçë-Pogradec, do të niset drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.
Policia bën me dije se 42-vjeçari duke drejtuar automjetin tip “BMW”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Maliq/Informacion paraprak
Më datë 29.06.2023, rreth orës 08:10, në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Gurishtë, Maliq, shtetasi B. C., rreth 42 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";Për pasojë është dëmtuar drejtuesi shtetasi B. C., i cili pas ndihmës së marrë në spitalin e Korçës, do të transportohet në Tiranë për mjekim të specializuar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të daljes nga rruga.