Tensionet mes Turqisë dhe Greqisë vijojnë, edhe pse jo në të njëjtin nivel si në muajin tetor që ishte kulmi, pasi dy vendet ishin në prag të luftës për shkak të konfliktit për kufirin detar.

Sot ministri turk i Mbrojtjes Hulusi Akar bëri disa deklarata, që Athina i cilësoi si provokuese. Ai tha se pavarësisht nga gjendja e saj e dobët ekonomike, Greqia po armatoset, por shtoi se avionët dhe anijet që merr nuk janë të mjaftueshme për t’u përballur me Turqinë.

Pavarësisht nga problemet e saj, edhe pse nuk ka për të ngrënë, pirë, veshur, pavarësisht nga ulja e pagave dhe kostoja e jetesës së popullit grek, ata janë kënaqur në një mënyrë të furishme me armatimit.

Blini sa më shumë anije, aeroplanë dhe nëndetëse, ato nuk mjaftojnë. Nuk janë të mjaftueshme. Çfarëdo që të ndodhë me popullin e dashur grek, do të ndodhë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Fqinjët tanë grekë po ndjekin një politikë të gabuar që do t’i shtojë edhe më shumë peshë ekonomisë së tyre tashmë të keqe, do të jetë në dëm të prosperitetit dhe do të përkeqësojë jetën e njerëzve të saj.

Dora jonë është gjithmonë e shtrirë, por fqinjët tanë grekë ndjekin mënyra jashtëzakonisht provokuese. Ata e kanë bërë zakon” tha ai.