Turqia 42 milionë euro për banesat në Laç/ Erdogan: Ndihmojmë vëllezërit shqiptarë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Turqia 42 milionë euro për banesat në Laç/ Erdogan: Ndihmojmë vëllezërit shqiptarë

Shtypja e këtij butoni është fillimi i ngritjes së 522 apartamenteve në Laç. E përkthyer në vlerë monetare, Turqia, do të investojë 42 milionë euro në ngritjen e ndërtesave disakatëshe për një pjesë të konsiderueshme të banorëve që mbetën të pastrehë pas tërmetit të Nëntorit. Premtimi për ndërtimin e tyre është në një kohë të shpejtë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Advertisement

 

Këta na i kanë dhënë fjalën në Gusht, unë shpresoj të jetë Gushti i 2021-it, mos të jetë i 2022-it.

 

Plan ndërtimi i mbështetur financiarisht nga qeveria turke, përveç shtëpive të banimit përfshin institucione të arsimit, shërbimit, aktiviteteve tregtare dhe gjithë infrastrukturën mbështetëse me 380 vende parkimi.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Një lagje si dëshmi e kësaj marrëdhënie krejt të veçantë mes dy popujve dhe dy qeverive. Ky projekt nuk është thjesht një projekt me pallate. Me 37 njësi shërbimi, parkime, por është edhe një projekt që vjen si shprehje respekti për territorin që merr në konsideratë edhe elementë tradicional, të përkthyer natyrisht në një arkitekturë bashkëkohore.

 

Të gjithë ceremoninë për rindërtimin e Laçit, aty ku lëkundja sizmike mbolli shkatërrim presidenti Rexhep Taip Erodan e ndoqi drejtpërdrejt nga zyra e tij në Turqi.

 

Advertisement

REXHEP TAIP ERDOGAN

PRESIDENT I TURQISE

 

Shqipëria është miku dhe partneri më i afërt i Turqisë në Ballkan. Ky investim është një shenjë e miqësisë mes Turqisë dhe Shqipërisë. Urojmë që fazën e parë, ta mbyllim sa më shpejt dhe t’ua dorëzojmë vëllezërve tanë. Pasojat e fatkeqësisë do t’i shmangim sa më shpejt. Uroj që shtëpitë e ndërtuara nga shteti turk të jenë në të mirë të vëllezërve tanë për të jetuar në paqe me familjen.

Advertisement

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Advertisement

Ky qytet, ata njerëz që janë me shifra marramendëse në ato javë të pelegrinazhit në Shna Ndou, thjesht i shihte të kalonin,të ngjiteshin dhe të iknin, sepse nuk ofronte asnjë mundësi për të qëndruar. Me këtë rindërtim, do të ketë mundësinë që ta ofrojë në funksion të ekonomisë së vet lokale.

 

Ky nuk është sheshi i vetëm ku po ndërtohet në Laç. Përveç zonës një, ku po punojnë turqit, në zonën dy, janë hedhur themelet e para të 200 apartamenteve me fonde nga buxheti i shtetit.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy