Situata post-pandemi dikton edhe një qasje të re në marketimin që qeveritë duhet t’i bëjnë sektorit të turizmit, si dega bazë për rimëkëmbjen ekonomike.

 

Edhe Shqipëria, si shumë vende të tjera, ka planifikuar një fond prej 100 milionë lekë për të reklamuar vendin me moton “Shqipëria pa Covid”. Por, cilat do të jenë vendet ku do të promovohet Shqipëria turistike?

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Kryesisht do të shkojë në ato tregje europiane që Shqipëria njihet pak ose aspak. Ne si ministri do të fokusohemi më së shumti në tregjet gjermanisht folëse; aty ku mendojmë se ka më shumë nevojë për një publicitet më të lartë të tregut tonë turistik”, shpjegon Rovena Moçka, Drejtore e Turizmit.

 

Aktualisht, Ministria ka nisur një studim tregu, ndërsa format e marketimit do të jenë një kombinim i atyre klasike ne mediat ndërkombëtare, por edhe rrjetet sociale. Studimi po analizon edhe grupmoshat që mund të jenë potencial i mundshëm pushuesish.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Në varësi edhe të grupmoshave ne do të  përcaktojmë formën e marketingut, pa diskutim që do të mbetemi tek forma klasike e marketimit në mediat e huaja, por në ditët e sotme edhe rrjetet sociale nuk mund të anashkalohen.”

 

Shqipëria mbetet vendi i kufijve të hapur për të pritur turistë nga e gjitha bota pa asnjë kufizim, ndërsa vendet europiane nuk kanë ende një vendim të unifikuar për të lejuar lëvizjen e lirë.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Skenari ynë i sigurt është që do të vijojmë të fokusohemi tek shfrytëzimi i potencialit kryesor turistik që është turizmi tokësor, ku 85% e pushuesve vijnë në rrugë tokësore në mënyrë që të rikuperojmë dëmet e shkaktuara nga izolimi i pandemisë.”

 

Pritshmëritë janë se ky sezon do të jetë më i mirë se një vit më parë, charterat nga vendet e Lindjes kanë nisur të vijnë që në muajin maj, ndërsa pikëpyetja më e madhe mbeten vendet europiane, pasi kufijtë mbeten të mbyllur pa një afat konkret.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";