Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka publikuar një informacion lidhur me një projekt mbi promovimin e turizmit dhe magjive natyrore të vendeve të Ballkanit.

Postimi i Majlinda Bregut:

RCC ka një syth bukurie me përmbajtje më kokëfortë se çdo formë e agjendave tona.

Është projekti për promovimin e turizmit dhe magjive natyrore të vendeve tona, që Zoti i ka  shpalosur me qartësi.

Ka po aq: dhimbje; flakërima emocionesh që ngrihen si dallgë, thyhen, shkumëzojnë, zmbrapsen.

Apo mu në mes të dimrit ia behin ditë me diell të shndritshëm e ujra të kulluar me një bukuri hijerëndë, të gjitha aty  si pjesë e kaosit tonë të përditshëm.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Duhet të kesh kaosin brenda që t’i japësh jetë një ylli që kërcen -thoshte Niçe!

Dhe ne u tunduam të shohim tokën, ditën, natën, hapësirën, rrugën, ëndrrën, dashurinë, dhimbjen, vetminë, miqësinë, rebelimin, mbijetesën, përmes Yje-ve  që nisën jetën në këtë kaosin tonë Ballkanik.