Një turiste gjermane, e cila ishte duke u ngjitur në malet e Dukagjinit, ka rrëshqitur dhe ka rënë në greminë duke humbur jetën.
31-vjeçarja shoqërohej nga një tjetër shtetas gjerman i cili nuk ka patur probleme.
Advertisement
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, por një prej dyshimeve kryesore mbetet pakujdesia gjatë ecjes në terrenin e vështirë malor.
Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, bashkë me shërbimet e specializuara, për të nxjerrë trupin e pajetë të turistes.
Advertisement