
Të gjithë turistët serbë që do të qëndrojnë në Ohër këtë verë, do të përjashtohen nga pagesa për parkim, një veprim që diskriminon turistët e shumtë nga Shqipëria që vizitojnë Ohrin, por edhe turistët e tjerë nga rajoni që vizitojnë këtrë qytet me automjetet e tyre.
Lajmin e bëri të ditur kryetari i Ohrit, Konstantin Georgieski gjatë qëndrimit në Beograd, ku tha se vendimi do të zyrtarizohet në seancën e ardhshme të këshillit komunal.
Georgievski tha se kjo është një shenjë e miqësisë midis dy popujve dhe ftoi qytetarët e Serbisë të vizitojnë Ohrin.
Përveç parkimit falas për turistët serbë, do të ketë përfitime të tjera, lirim nga pagesa përgjatë autostradës E-75, ulje të çmimeve në disa hotele dhe restorante në Ohër, Shkup dhe Dojran.
Advertisement