Turistët dhe pushuesit vendas kanë mbushur plazhet e Vlorës. Shumë prej te huajve thonë se bregdeti ofron pamje mahnitëse për sytë e tyre.
“Vijmë nga Spanja, ne kemi udhëtuar me disa miq dhe menduam se ky ishte një vend perfekt për të pushuar. Jemi ketu prej te premtes dhe do të qendrojmë deri të marten. Eshtë shume bukur dhe plazhet na pelqejnë shumë”.
“Mendoj se eshte nje nga qytetet me te kendshme ne Shqiperi apo edhe ne vendet e tjera qe kemi vizituar me pare. Ne kemi disa miq qe kane qene ketu vite me pare dhe ata na e rekomanduan”, shprehen turistët.
Nje tjetër turist nga Ukraina tregon se erdhi në qytetin bregdetar të Vlores pasi vendi i tij u sulmua nga Rusia.
“Për shkak te luftes në Ukrainë unë u shpërngula këtu dhe zgjodha Vlorën për të jetuar. Kam disa miq ketu dhe jetoj prej nje viti.Eshte qytet i mrekullueshem dhe me perlqen shume deti por edhe malet.Njerzit jane interesante”
Turistët gjithnjë e më të shumte në Vlore shprehin dëshirën per tu rikthyer sërish për të shijuar plazhin, bukuritë e natyrës por edhe ushqimin./vizionplus.tv.