Një video në mediat sociale, ku u shfaqën katër italianë duke u larguar nga një restorant në Berat, pa paguar faturën, ka bërë xhiron e rrjetit.
Media italiane, Il Messaggero, I ka dedikuar një shkrim kësaj ngjarje, duke e cilësuar si një “arratisje të neveritshme”.
Advertisement
Në artikull, theksohet se fatura që italianët duhet të paguanin ishte 80 euro, ose e thënë ndryshe 20 euro për person.
Po ashtu, në shkrim thuhet se shumë persona po stigmatizojnë qëndrimin e italianëve të tjerë që ndodhen në Shqipëri për pushimet verore.
Advertisement